Partia Socialiste ka miratuar emrat që do të drejtojnë dy komisionet hetimore për të cilat është rënë dakord me opozitën.

Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për BalkanWeb emrat e drejtuesve të dy komisioneve, me krijimin e të cilave i jepet fund stopimit të jetës parlamentare.

Nënkryetar i Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, do të jetë Plarent Ndreca.

Ndërkohë Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, do të ketë nënkryetar Toni Gogun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: