Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar akademikun Rexhep Qosja me rastin e 87-vjetorit të lindjes. Begaj shkruan se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit.

“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!
Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
Jetë të gjatë e të lumtur profesor!”, shkruan Begaj.

Begaj Fb
Begaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb