Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump i ka bërë sërish thirrje protestuesve që kanë vërshuar brenga godinës Capitol ku ndodhet kongresi amerikan që të jenë paqësorë.

Trump shkruan se po i kërkon të gjithëve diçka të tillë dhe mos përdorin dhunë. Ai gjithashtu thekson se proetstuesit duhet të kujtojnë se Partia Republikane është ajo e ligjit dhe e rendit.

 

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Unë jam duke kërkuar që të gjithë në Capitolin e SHBA të qëndrojnë të qetë. Jo dhunës! Mos harroni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në Blu. Faleminderit!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb