Deputetja e Partisë Socialiste, e cila ditët e kësaj fushate është ingranuar në prezantimin e kandidatit të majtë për Kolonjën Arben Malo, nuk i ka rezistuar tundimit për të kërcyer një valle tradicionale të zonës. Në një aktivitet të organizuar në qytezën e Leskovikut, Dade ka kërcyer për më tepër se 3 minuta, duke shijuar në fund edhe duartrokitjet e të pranishmëve.

(m.k/el.do/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: