Xhuljano Skuka po kalon një moment fantastik, momentin më të mirë në karrierë, ku brenda pak kohësh fitoi një ftesë nga Kombëtarja, ndërsa po udhëheq Partizanin në këtë sezon ku të kuqtë kanë fiksuar si objektiv kryesor titullin kampion. Skuka është në gare me kohë të plotë edhe për trofeun e “Këpucës së Artë” teksa në 15 ndeshje ka shënuar 10 gola, i fundit në derbi kundër Tiranës.

Skukaa
Skukaa

Me paraqitjet e tij me fanellën e Partizanit, por dhe me fanellën kuqezi, ku arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës përballë Armenisë, Skuka ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve jashtë Shqipërisë.

Skuka
Skuka

Emri i “bomberit” të Partizanit vijon të jetë prezent në mediat italiane, ku së fundmi në skenë del edhe Hellas Verona. Klubi i Serie A është vënë në kërkim të një sulmuesi, Borini ka ngecur në Turqi, ndërsa Federico Bonazzoli është gjithnjë e më pranë Cremoneses. Në këto kushte, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë për të siguruar shërbimet e Xhuliano Skukës.

Bitri Skuka Rrapaj Partizani Gol
Bitri Skuka Rrapaj Partizani Gol

Me herë në mediat italiane, emri i Skukës u lidh edhe me klubin e Lecce. Një ofertë e tillë nga Serie A josh jo pak sulmuesin e Partizanit, por pengesë për momentin mbetet klubi i kuq, pasi dëshira e tyre është të mbajnë “bomberin” deri në fund të sezonit për të synuar titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb