Teuta i ka bërë një start të mirë këtij sezoni, duke marrë që në fillim kreun e renditjes. Durrsakët nën drejtimin e Edlir Tetovës po përmbushin pritshmërinë që kishte ndaj kësaj skuadre e cila praktikisht u rindërtua gjatë verës me shumë prurje të reja.

Pas fitores ndaj Vllaznisë në kampionat, trajneri u dha tre ditë pushim lojtarëve, për t’u kthyer vetëm dje në stërvitje përsëri e për të rifilluar punën për vijimin e sezonit, pasi në kampin durrsak shprehen vazhdimisht se kanë shumë gjëra për të përmirësuar, edhe pse për momentin janë ata që diktojnë garën.

Pjesë e përgatitjeve për vijimin e kampionatit janë edhe ndeshje miqësore që durrsakët po planifikojnë këto ditë për të mbajtur ekipin në gjendjen optimale. Një prej tyre është ajo e datës 2 tetor ndaj Kukësit në “Niko Dovana”, ku “djemtë e detit” do të bëjnë “provat gjenerale” për ndeshjen e javës së 6-të të Superiores, atë ndaj Skënderbeut.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb