Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, planifikon të krijojë një kompani private ushtarake të ngjashme me ushtrinë Wagner .

Kadyrov, i cili ka kritikuar ushtrinë tradicionale të vendit së bashku me udhëheqësin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, vlerësoi “rezultatet mbresëlënëse” të këtij të fundit.

Forcat e Kadyrov tashmë veprojnë kryesisht të pavarura nga ministria ruse e mbrojtjes, por ai është një aleat i vendosur i Vladimir Putinit.

“Kur të përfundojë shërbimi im ndaj shtetit, unë planifikoj seriozisht të konkurroj me vëllanë tim të dashur Yevgeny Prigozhin dhe të krijoj një kompani private ushtarake. Mendoj se gjithçka do të funksionojë,” tha Kadyrov, i cili ka qenë kreu i Republikës Çeçene që nga viti 2007.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb