TIRANE – Jonida Maliqi është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Disa njerëz e adhurojnë për zërin e saj, të tjerë nuk rrinë dot pa e komentuar stilin e veshjes, por ka edhe nga ata që duan ta shohin në prezantim.

Edhe në këtë fushë, Jonida ka eksperimentuar me dy emisione” Dancing With the Stars” dhe “Dua vendin tim”. Por me sa duket Jonida ka njw plan që të rikthehet në Top Channel me një projekt të ri.

Një ‘Instastory’ ka mjaftuar për të ngritur dyshimet mbi një rikthim të mundshëm të Jonida Maliqit si prezantuese në ‘Top Channel’. Video është publikuar nga vetë Jonida, pavarësisht se nuk zbulohet diçka konkrete. Nga video shikohet se ka të bëjë me emisionin e së dielës, pasi ajo mban në duar skaletën që lexon “Tv Show të Diel”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb