AMAN

Sot në Jordani u mbajtën protesta kundër të ashtuquajturit plan i paqes të presidentit amerikan Donald Trump dhe importit të gazit nga fushat izraelite të gazit natyror në Mesdhe.

Qindra persona morën pjesë në marshin që filloi para Xhamisë Al-Husseini në kryeqytetin Aman pas thirrjes së “Aleancës Kombëtare Kundër Marrëveshjes së Shekullit”.

Protesta u mbështet nga shumë liderë të partive politike dhe deputetë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Fronti Islam i Veprimit, Murad al-Adaileh, krahut politik të Vëllazërisë Muslimane, dhe deputetin Saud Abu Mahfuz.

Në një prononcim për AA, Adaileh tha se aktivitetet kundër të ashtuquajturit plan i paqes dhe marrëveshjes për importin e gazit izraelit do të vazhdojnë.

“Kjo marrëveshje, e cila synon t’ia dhurojë Palestinën hebrenjve, është kërcënim edhe për shtetin dhe popullin e Jordanisë”, theksoi ai.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb