Pas Evropianit, është koha për të votuar. Çmimet e FIFA-s dhe sidomos Topi i Artë merr vëmendje maksimale. Kjo edhe faktin se vitin e kaluar nuk u dha për shkak të pandemisë, duke i mohuar Robert Lewandowskit.

Për këtë vit revista franceze France Football do ta ketë tepër të vështirë të zgjedhë më të mirin. Asnjë renditje nuk do t’i bëjë të gjithë dakord. Për kandidatët e rëndësishëm, megjithatë, ka pak dyshime. Midis tyre dy italianë: Jorginho, një sezon “total” dhe Donnarumma, një Evropian dominues.

Nëse Jorginho është emri që menjëherë të vjen në mendje, kampion i Evropës me klubin dhe ekipin kombëtar, është gjithashtu e vërtetë që jo të gjithë e “duan” atë, larg standardit dhe magjepsjes së një Topi të Artë. Por kandidat i fortë mbetet sërish Messi.

Një sezon i vuajtur te Barça, por shënuesi më i mirë i La Liga, fitues i Kupës së Mbretit dhe së fundmi protagonist absolut në fitimin e Copa America. Nëse shtojmë edhe imazhin që ushtron te votuesit, Messi është në avantazh.

Dhe në fund Donnarumma. Një sezon i shkëlqyeshëm me Milanin, i 2-ti në Serie A, i mrekullueshëm në evropian, më i miri i turneut. Por historia e Topit të Artë në thotë se vetëm njëherë e ka fituar një portier. Ndërsa Mancini nuk ka rivalë si trajneri më i mirë i vitit në çmimet e FIFA-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb