Numri një i stolit të Vllaznisë, Mirel Josa ka dalë këtë të dielë para mediave në prag të ndeshjes me Teutën.

“Sa e vështirë do jetë ndeshja me Teutën? E para punës mua më bie për detyrë me studiuar skuadrën time. Normalisht që shoh edhe kundërshtarin shoh ecurinë e kundërshtarit që ka qenë tejet pozitive këtë periudhë. Por më intereson shumë gatishmëria e lojtarëve për ndeshjen me Teutën pas një ndeshje relativisht të mirë me Partizanin.

Teuta ka pasur më shumë pikë se çdo skuadër tjetër javët e fundit. Është normale dhe thashë dhe më parë kur kam mbaruar ndeshja me Partizanin nuk bëj llogari me skuadra të dobëta dhe skuadra të forta unë bëj llogaritë me gjendjen e lojtarëve çfarë impenjimi dhe çfarë predispozicioni do të kenë lojtarët tonë për zhvillimin e një ndeshjeje. Varet se si do t’i interpretojmë ne ndeshjet. Normalisht duke iu kundërvënë ne kundërshtarit.

Do shkoni për fitore apo jeni i kënaqur edhe me barazimin? Në asnjë ndeshje nuk shkoj për barazim sepse po shkove për barazim duhet të rrish gjatë gjithë lojës pa zhvilluar asnjë aspekt të lojës tënde. Ne do të shkojmë me cilësitë që ka skuadra me vlerat që ka skuadra, qoftë në veprimet mbrojtëse qoftë në veprimet sulmuese kur kemi topin në zotërim.

Derbi Tirana-Partizani, mund të përfitoj Vllaznia? Nuk e kam mendjen te derbi Tirana-Partizani, derbi për mua është ndeshja me Teutën.

Kur skuadra nuk ka pasur rezultate të mira kemi folur për objektiva që mund të përmirësohen jemi në luftë për dy kompeticione.

Rotacioni me Partizanin diçka pozitive? Nuk jemi të kondicionuar se si lojtarët do të shfaqen në një ndeshje. Lëvizje tonat do të jenë sa më të vëmëndshme që t’i marrim maskimumin lojtarë

Ndryshime në formacion kam 22 lojtarë disa nuk janë në gjende optimale disa kanë nxjerrë shenja të mira ndryshime do të ketë

Edhe Bala dhe Kaina luajnë një rol. Kaina e bëri punën e vet shumë mirë. Jo se Bala nuk e ka bërë punën e vet shumë mirë thjesht ka  munguar goli. Njëri nga ata të dy do të luaj. Objektivi jonë sigurimi i Europës, por edhe kampionatin e shohim por për tre pikëshi do na japi siguri për europën. Ndeshja Partizani-Tirana nuk më intereson fare. Më intereson se çfarë gatishmërie do të kenë lojtarët për Teutën.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: