Media e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar pamje të reja të vrasjes tragjike të 47-vjeçarit me ngjyrë George Floyd nga policia amerikane.

Në videot e reja shihet në detaje se si nisi përballja e afro-amerikanit me policinë, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e 47-vjeçarit, dhe që ngjalli protesta të shumta në shumë vende të botës.

Videoja fillon me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda makinës.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.

Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte.

Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë. Ky moment shihet edhe tek videoja e mëposhtme 18 minutëshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb