TIRANË

Duke nisur nga sot, Ben Blushi nuk do të jetë më në krye të Top-Channel.  Afro 4 vite nga marrja e detyrës Blushi tërhiqet nga drejtimi i Top-Channel, një ndër televizionet kombëtare në vend.

‘BalkanWeb’ mëson se lajmin e ka bërë të ditur vetë Blushi përmes një mesazhi drejtuar stafit të Top-Channel, ku nuk jep arsye të largimit të tij, por iu uron të gjithëve punë të mbarë.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë.”- shkruan Blushi në email.

Kujtojmë se Ben Blushi mori drejtimin e Top-Channel më 29 janar 2018.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb