Julian Assange, do të martohet. Ceremonia me avokaten e tij Stella Moris do të bëhet sot në burgun e sigurisë së lartë në Britani, aty ku themeluesi i WikiLeaks vuan dënimin. Martesa do të zhvillohet në prezencë të një grupi të vogël të ftuarish (katër të ftuar dhe dy dëshmitarë). Pjesëmarrësit në festë janë thirrur të jenë të veshur, në burgun e Belmash, në Jug-lindje të Londrës, me veshje dasme.

Veshjen e Assange e ka dizenjuar stilistja britanike Vivienne Westwood, shumë e përkushtuar ndaj kauzës së themeluesit të Wikileaks. Për këtë rast Assange do të ketë një veshje në nderim të origjinës së tij skoceze- po ashtu edhe veshja e nuses Moris.

Assange dhe Moris janë takuar për herë të parë në 2011, kur avokatja iu bashkua grupit ligjor që mbronte Julian, në luftën e tij kundër ekstradimit. Fejesa e tyre u njoftuar në nëntor të 2021. Moris ka dy fëmijë me Assange, dy djem të ngjizur kur Assange banonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Themeluesi i WikiLeaks kaloi shtatë vjet atje pasi u strehua në 2012, teksa ishte i liruar me kusht.

Më pas ai kishte frikë nga ekstradimi në Shtetet e Bashkuara, ose në Suedi, ku ishte objekt i procedurave të përdhunimit. Ai u arrestua përfundimisht nga policia britanike në prill 2019.
Moris, me rastin e dasmës, nisi të mbledhë fonde për të kontribuar në shpenzimet ligjore, që deri dje kishin arritur shifrën mbi 177,000 paund (212,000 euro). Në vend që të dërgonin dhurata për të porsamartuarit e ardhshëm, mbështetësit e tyre sugjeruan që ata të bashkoheshin me mbledhjen e fondeve dhe të vendosnin postera që bënin thirrje për lirimin e Assange.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb