Eksperti i komunikimit dhe çështjeve ndërkombëtare, Julian Zyla i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka analizuar dorëheqjen e Hashim Thaçit në Kosovë dhe zgjedhjet në SHBA.

Zyla thotë se vendimi i Thaçit ishte i pritshëm dhe i parashikuar teksa shton se dorëheqja i bën nder atij, qytetarëve dhe Kosovës.

I pyetur për një ngërç institucional, Zyla është shprehur optimist për Vjosa Osmanin që do të marrë postin e Presidentit e shumta deri në 6 muaj sipas Kushtetutës së Kosovës.

”Tjetër sprove e kaluar më së miri nga Kosova. Politika duket se është ëe pjekur, vend dinjitoz. Vendimi i Presidentit ishte i pritshëm. Jo vetëm parashikohej, por edhe aspektativave ndaj politikës e institucioneve. I bën nderi institucionit të presidentit por edhe Thaçit. Natyrisht edhe Kosovës dhe qytetarëve të saj. Veprim i duhur. Mbetet për t’u parë. Moment i rëndësishëm juridik komunikimi i aktakuzave dhe tashmë beteja e Thaçit do jenë në dyert e Hagës.
Mund të pësojë ngërç politik?
Jam optimist për Vjosa Osmanin që do të zërë vendin e Thaçit, parashikuar nga Kushtetutë. Qoftë institucionalisht gjithçka është parashikuar, dhe të mirë, edhe vetë personi është një lajm i mirë, natyrisht do ishte edhe lajm më i mirë nëse nuk do të duhej t’i nënshtrohej këtij kalvari juridik. Por Vjosa Osmani do të dijë si të çojë përpara punën si Presidente. ”- tha Zyla.

Sa i përket zgjedhjeve në SHBA, Zyla thekson se nuk ka shanse që të ketë ndryshim rezultati dhe sheh si fitimtar Joe Biden. Madje ai shton se në rast se pëfundon numërimi në Nevada atëhere s’do të ketë nevojë që të pritet deri nesër për Pensilvaninë.

Për akuzat e Trump, eksperti shton se ishte vetë Presidenti aktual që tentoi të manipulonte sistemin duke i bërë thirrje republikanëve që të votonin ditën e fundit elektronikisht, por nga ana tjetër humbjen e tij e komenton si një zgjim të demokratëve.

”Do të duhet edhe ndonjë ditë tjetër për të mësuar rezultatet e Pensilvaninë. Nëse arrin të marrë edhe ato 7 vota elektorale që i duhen ndoshta mund të kemi një skenar që as mos presim për Pensilvaninë, e merr me Nevadan apo me shtetet e tjera ku po numërohet. Votat me postë në disa zona parashikohet të jenë për Biden. Vështirë të kemi skenar tjetër.
Kur Trump sapo kishte fituar Floridan ai fliste për zgjedhje të vjedhura. Të dyja kampet po e kuptonin nga sistemi i numërimit të votave kush do fitonte. Nuk e kuptoj pse u kujtua tani për këtë sistem Trump,
Nëse ka një tentativë për të manipuluar sistemin, ishte nga Trump që u bëri thirrje republikanëve të votojnë ditën e fundit, pasi janë elektronike. T’i kishte të gjithë bashkë kurse demokratëtë kërkuan të votojnë herët. Prandaj priten që votat në fund të jenë në favor të demokratëve.
Ajo që ndodhi në 2016 ishte një përgjumje e demokratëve, që nuk besonin se një figurë se Trump do fitonte. Nëse nuk voton njëri, nuk voton tjetri, atëhere u zgjuan amerikanët të nesërmen me një President që as e imagjinonin. Kësaj radhe demokratët u zgjuan, dhe nuk e lejuan më Trump.”- deklaroi Zyla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb