Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘Real Story” në ‘News24’ deklaroi se Partia Socialiste nuk do të arrijë që të fitojë një mandat të tretë në 25 prill. Ai theksoi se forcë e parë do të dalë PD-ja.

Sipas Dacit, presidenti Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, madje dhe me dekretin e 30 qershorit.

“Përplasja mes këtyre dy institucioneve, mua më duket normale në një vend anormal si Shqipëria. Në një vend normal s’do pranohej kjo. As mënyra se si i qasen njëri-tjetrin. Por Shqipëria ka probleme aq të rënda. Kemi një tufë deputetësh që s’dinë as ça pune bëjnë. Miratojnë lloj-lloj ligjesh. As nuk e dinë se çmendojnë. Jemi në një situatë të vështirë juridike, të pazakontë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që të mos ketë as gjykatë Kushtetuese, as gjykatë të Lartë. Jemi në një situatë të vështirë me borxhin. Gjithë treguesit janë për një situatë të frikshme për shqiptarët. Pozicioni i këtyre individëve hap lojëra nga më të ndryshmet. Unë e kam pritur dhe e kam thënë se Meta do të dilte kundër 30 qershorit. Për mua ishte dekret kushtetues. Ishte i saktë politikisht dhe juridikisht. Këta të dy (Meta-Rama), Meta me pozitën e tij kushtetuese ka rol. Unë jam i bindur se PS s’do të dalë forcë e parë në zgjedhje. Po të doni vëmë dhe bast për këtë. Besoj do dalë fituese opozita, PD-ja. Jam i bindur se do jetë. Se dimë se si do reflektojë Kuvendi me dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor. Nuk shoh asnjë krizë kushtetuese, si në Kosovë”, tha Daci.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb