BRITANI E MADHE – Justin Bieber dhe Hailey Baldwin vazhdojnë shëtitjet e tyre nëpër Londër. Hyde Park, The London Eye dhe Buckingham Palace janë vetëm disa prej vendeve, që vizitoi çifti i famshëm. Por ajo që ka rënë në sy është “serenata” që i ka bërë Justin Bieber të fejuarë së tij në rrugë para Buckingham Palace

24-vjeçari ka interpretuar një version të qetë të këngës “Cold Water”. Këngëtari dhe modelja këto ditë nuk po përpiqen t’i shmangen nga syri publik, por thjesht po argëtohen si një çift i zakonshëm.

Javën e kaluar u përhapën lajme se çifti është ka celebruar martesën dhe se dasma do të zhvillohet në Kanada. Ndërkohë, Justin dhe Hailey nuk kanë dhënë asnjë konfirmim në lidhje me martesën eventuale.

 

View this post on Instagram

 

Here are the last pictures I have #justinbieber #serenade #haileybaldwin #buckinghampalace

A post shared by @ michael_kmlg on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb