Pas Champions League, Juventus dëshiron të ruaj të njëjtin trend pozitiv edhe në Serie A por të dielën duhet të bëjnë llogaritë me një transfertë të vështirë, sfidën kundër Inter: “Në San Siro do të jetë një ndeshje e madhe por jo decizive për kampionatin. Sezoni vendoset në 2-3 muajt e fundit. Nuk mund të mendojmë që me një ndeshje mund të fitojmë ose të humbasin kampionatin. Inter në këndvështrimin tim është ekipi favorit për të fituar titullin. Do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas tek gjendja e ekipit:

Dybala
Dybala

“Dybala? Është mirë, do të jetë në dispozicion. Në përgjithësi grupin e kemi të kompletuar. Shpirt i ri pas largimit të CR7? Kur ke një lojtar si CR7, i cili të garanton 30 gola në sezon është normale që ekipi të mbështet tek ai. Tani që Ronaldo nuk është, të gjithë kanë më shumë përgjegjësi dhe detyrim të shkojnë tek goli”, theksoi trajneri i Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb