Juventus dhe Bayern Munich po mendojnë për një shkëmbim të bujshëm gjatë kësaj merkatoje. Dy klubet mund të përfshihen edhe një herë në negociata ku Douglas Costa është sërish emri që i lidh. Braziliani nuk ka arritur të përshtatet si duhet në Torino dhe mund të përdoret nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për të arritur tek Thiago Alcantara. Të dy vlerësohen me rreth 30 milion euro, shifër e cila mund të bëjnë që palët të arrijnë në një kompromis, shkruajnë mediat italiane.

Alaba 1200
Alaba 1200

Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje në shtëpinë e Bayern Munich është edhe ajo e David Alaba, me austriakun i cili ende nuk ka rinovuar kontratën. I ashpër në reagimin e tij ka qenë presidenti Uli Hoeness: “Ne të gjithë duam që David të qëndrojë me ne sepse është një djalë i shkëlqyer. Trajneri Hansi Flik dëshiron shumë ta mbajë atë, por mbrojtësi ka agjent një ‘piranjë’ lakmitare dhe babai është shumë i ndikuar nga ai”, u shpreh Hoeness.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb