Aventura e Matthijs De Ligt tek Juventus është në hapat e para por gjërat nuk kanë shkuar ashtu si drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kishin menduar. Qendërmbrojtësi holandez jo vetëm që nuk ka bërë diferencën në prapavijën bardhezi por më shumë është përfolur për prekjet e topit me dorë dhe penalltitë e shkaktuar. Sigurisht është ende herët për të folur për një blerje të dështuar e aq më tepër për një largim të tij nga Torino por ai që përfshihet në një diskutim të tillë është dikush që e njeh shumë mirë, Frenkie de Jong.

De Jong De Ligt
De Jong De Ligt

Dy tulipanët holandez ishin kolonat kryesore në suksesin e Ajax një sezon më parë por fati e desh që të ndaheshin shumë shpejt, De Jong zgjodhi Barcelonën ndërsa De Ligt Juventusin: “De Ligt mund të vij tek Barcelona në vitet e ardhshme. Ka bërë zgjedhjen e duhur dhe po bën mirë në Torino por kjo nuk do të thotë se nuk mund të vij tek Barcelona pas disa viteve. La Liga mbetet kampionati më konkurrues në aspektin teknik ndërsa Premier Ligë është një nivel shumë i lartë në intensitet,” u shpreh De Jong për Telegraaf duke ndezur në mënyrë të papritur edhe një herë zërat për një transferim të mundshëm të shokut të tij në Barcelonë.

De Ligt De Jong
De Ligt De Jong

Ekipi spanjoll kishte dëshirë që ti kishte të dy holandezët në skuadër që këtë verë por mes tyre ndërhyri fuqishëm Juventus duke blerë kartonin e qendërmbrojtësit për 75 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb