Juve-Pogba janë shumë pranë një ribashkimi të bujshëm, mungojnë vetëm detajet e fundit për të vënë në jetë një transferim që tifozët e “Zonjës së Vjetër” e prisnin prej kohësh.

Mesfushori francez do të rikthehet në Torino, për këtë nuk ka asnjë dyshim e përditshmja Tuttosport. Pogba do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon, plus bonuse, shumë herë më pak se sa përfitonte te Man.United.

Pogba
Pogba

Përcaktues në këtë transferim ka qenë vetë dëshira e lojtarit pasi për të interesoheshin edhe klube si Real Madrid dhe PSG, dy klube që ofronin shumë herë më shumë se sa Juventus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: