Luis Suarez po fiton zemrat e tifozëve të Juves ende pa veshur fanellën bardhezi. Sulmuesi uruguaian po bën gjithçka për tu transferuar në Torino, është i gatshëm ti nënshtrohet edhe provimit të gjuhës italiane vetëm e vetëm që të marrë pasaportën e komunitarit. Të shtyrë nga dëshira e Suarez drejtuesit e Juves po lëvizin shpejt për të përgatitur dokumentet e duhura në mënyrë që 33-vjeçari të firmos kontratën e re. Suarez do të vij në Torino gradis me Juven që do ti paguaj Barçës vetëm disa bonuse në shenjë mirënjohje. Vetë lojtari do të firmos një kontratë 3-vjeçare.

Tutosport
Tutosport

Me zgjidhen përfundimtare të dilemës se kush do të jetë sulmuesi i ri, Juventus do të përqendroj të gjithë forcat për të mbyllur edhe rinovimin e kontratës me Paolo Dybala. Sipas “Tuttosport”, Dybala do të firmos një kontratë të re deri në vitin 2025 nga ku do të përfitoj 7 milion euro kesh plus bonuse të ndryshime për ta dërguar këtë shifër në 10 milion euro. Në këtë mënyrë pritet të marrë formë të plotë tredhëmbëshi i Juves për sezonin e ri, një sulm i frikshëm i përberë nga Ronaldo-Suarez e Dybala.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb