Në Torino, fill pas humbjes me Inter, që praktikisht i nxori nga gara për titull, kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri. Lëvizja e radhës në dalje, pas Dybala, është ajo e Alvano Morata, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur të mos blejnë kartonin e spanjollit. Morata kthehet në këtë mënyrë tek Atletico Madrid por nuk pritet të qëndrojë gjatë pasi për të interesohet Arsenal.

Morata
Morata

Në hyrje objektivi kryesor është kthyer Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Torino, për tu bashkuar me mikun e tij Vlahovic. Pavarësisht se ka një kontratë me Lazio deri në 2024, ky shihet sezoni i fundit që Savic qëndron në kryeqytet.

Juve
Juve

Kartoni i tij vlerësohet me 80 milionë euro, shifër që Juve nuk dëshiron ta paguaj cash por do të përpiqet të fus në negociata ndonjë lojtarë për të ulur kostot e këtij operacioni. Ky opsion nuk i pëlqen shumë Lotitos, preferon para në dorë, fundja për Milikovic-Savic interesohen edhe klube si PSG dhe Man.United por në këtë pikë kapet ngushtë nga vetë lojtari që preferon të vesh fanellën bardhezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb