Pa zhurmë, por gjithsesi shumë aktiv në merkaton e dimrit, Juventus është gati të bëjë lëvizjen e parë në tregun e transferimeve. Pavarësisht festave, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk kanë pushuar tratativat me Paris SG për të mbyllur sa më shpejt shkëmbimin mes Emre Can dhe Landro Paredes.

Https Specials Images.forbesimg.com Imageserve 1187079514 960x0
Https Specials Images.forbesimg.com Imageserve 1187079514 960×0

Mesfushori gjerman pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel dhe ndryshe nga Sarri që e la jashtë skuadrës në Champions, i premton futbollistit një rol prej protagonisti në Europë. Për këtë arsye, transferimi në kryeqytetin francez pritet shumë mirë nga Emre Can. I njëjtë është edhe diksutimi për mesfushorin argjentinas.

Leandro Paredes Psg Interes Juventus Boca Crop1577379478019.jpg 554688468
Leandro Paredes Psg Interes Juventus Boca Crop1577379478019.jpg 554688468

I blerë nga Zenit për 47 milion euro në janarin e shkuar, fubollisti 25 vjeçar nuk i shpërbleu asnjëherë parashikimet, ndërsa nuk arriti të gjejë hapësira te kampionët francezë. Por për karakteristikat që ka, ai I përshtatet shumë stilit të lojës që Sarri kërkon të aplikpojë te Juventus. Me të gjitha palët thuajse në një mëndje, mediat italiane bëjnë të ditur se marrëveshja është shumë pranë dhe Paratici me Leonardon do të ulen ditët e ardhshme për të limuar detajet e fundit në kontrata.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb