Gleison Bremer është prezantuar te skuadra e Juventusit. Mbrojtësi i ardhur nga krahu tjetër i Torinos ka treguar arsyet përse ka zgjedhur bardhezinjtë. Ai flet edhe për lojtarë të veçantë, objektivat, por edhe për trajnerin Allegri.

Intervista:

– Cili ishte impakti me Juven dhe me Allegri-n?
Kam pasur mundësinë të flas me trajnerin tim dhe ai ka të njëjtin mentalitet si unë, duam të fitojmë.

– Për risitë taktike?
Nëse je i fortë, duhet të dish të luash në shumë module. Unë jam duke studiuar për të luajtur me një linjë me 3 dhe 4. Kam biseduar me Chiellini-n, më tha të mos shqetësohem.

– Pse Juve?
Kam diskutuar me klube të tjera, por Juve ishte zgjedhja ime e parë.

– A mund të ndihmojë kalimi te Juve në grumbullimin me Kombëtaren?
Sigurisht, kam menduar për të ardhmen time. Të luaj te Juve nuk do të jetë e lehtë, por kjo gjithashtu më ka dhënë më shumë besim për të ardhur te Juve.

– Për miqësoret e para?
Kemi luajtur keq kundër Atletico-s. Edhe nëse është miqësore, ne gjithmonë duam të fitojmë. Kjo vlen duke filluar nga e hëna, kundër Sassuolo-s.

– Kampionati?
Juve gjithmonë dëshiron të fitojë, këtë vit duam të ndryshojmë gjithçka.

– Marrëdhënia me Torinon?
Sigurisht, tifozët e Torino-s e kanë marrë keq. Por unë u bëj atyre këtë pyetje: nëse fëmijët e tyre do të donin të synonin diçka ndryshe, a do të thoshin jo? Nuk ka asgjë të keqe të duash të fitosh, tani jam këtu.

– Chiellini?
Kam folur me të, e pyeta nëse mund të merrja numrin 3 dhe më tha se nuk kishte asnjë problem. Ai është një idhull për mua.

– Bonuçi?
Ka qenë këtu për një kohë të gjatë, ai është kapiteni, një mirëpritje e tilë ishte e rëndësishme.

– Brazilianët në skuadër?
Kam biseduar me Danilo-n dhe Alex Sandro-n, më kanë ndihmuar shumë. Të shkoj në kombëtaren braziliane nuk do të jetë e lehtë, por po e ngre nivelin tim.

– Presioni?
Kam dy vjet që dëshiroj të kaloj në një ekip të këtij niveli. Jam shumë kritik ndaj vetes, sapo kthehem në shtëpi shikoj videot e mia për të studiuar se ku kam gabuar”.

– Objektivi Champions?
Është ëndrra e çdo lojtari të luajë në Europë. Të luash këtu kërkon jo vetëm pjesëmarrje, por edhe arritjen e majës. Duhet të mendojmë edhe për kampionatin dhe ndeshjen e ardhshme.

 

 

Bremer

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: