Ilda Zhulali, eksperte e integrimit, në rubrikën “Opinion”, në News24 është shprehur se procesi integrues i vendit mbart rreziqe në rast të mos avancimit.

Sipas saj, përveç reduktimit të ndihmave që vijnë në forma fondesh nga programe të ndryshme, mundet që të bëhen hapa pas edhe në statusin e vendit kandidat.

“Është një ngjarje e rëndësishëm, një hap para drejt anëtarësimit, është proces që kërkon punë dhe vullnet. Kjo ka munguar për shumë kohë në Shqipëri, avancimi thelbësor drejtë BE sepse shqiptarët duhet të kuptojnë që standardet de jetesës do të përmirësohen, cilësia e shërbimeve gjithashtu.

Që dje kemi dëgjuar fjalime por mungon bilanci i punëve të kryera, të kërkuara nga BE por që nuk janë krye ende.

Mungon edhe komunikimi strategjik i qeverisë me qytetarët për të kuptuar përfitimet nga procesi i integrimit dhe çka të re në këtë proces. Që është nëse nuk bëjmë para, nuk do të qendrojë më në vend numëro, por do të bëjë hapa pas.

Nëse nuk plotësojmë kushtet për të çelur shportën e parë të kapitujve me ekonominë, drejtësinë, demokracinë, jo vetëm që mund të qendrojmë në vend numëro, por mund të na hiqet statusi kandidat.

Shqipëria përfiton fonde më shumë nga BE, shumë e cila zvogëlohet nëse nuk bëjmë hapa para.
Ky proces që ka edhe kulaçin edhe kërbaçin brenda. Duhet të bëjmë kujdes sepse këtë herë kërbaci duhet të jetë shumë më i rëndë për shpinën tonë të brishtë se sa mund të ishte më parë.

Nuk e kuptoj pse ende nuk po bëhet një komunikim i tillë.

Nga negociatat përfitohet të ardhura, drejtë për së drejti nga BE më shumë seç kemi përfituar deri tani.

Do të kemi akses në programe që nuk kemi deri tani, të rinjtë shqiptarë do të kenë më shumë akses në institucionet europiane.

Përfituam para për pandeminë, tërmetin, plani i investimeve për Ballkanin do të kryhet me investime strategjike.

Asnjë shkop magjik nuk e ndryshon Shqipërinë, e ndryshojmë vetë ne”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb