Koronavirusi ka frenuar jetën në pjesën dërrmuese të sektorëve në botë, teksa të njëjtin fat ka pësuar edhe futbolli, që pret të rinisë për të mbyllur sezonet në pjesën më të madhe të kampionateve në kontinent. Por pavarësisht problematikës së madhe, kryesisht financiare, me të cilën janë përballur klubet presidenti i Këshillit të Administrimit të Bajern Mynihut, Karl-Hainz Rumenige, e sheh gotën gjysmë plot.

“Kjo krizë mund të jetë një mundësi e madhe për futbollin. Rrogat dhe çmimet e kartonëve në vitet e fundit ishin rritur për keq. Kriza e koronavirusit do të çojë në frenimin e këtyre rritjeve të çmendura. Të gjithë ata që duan sportin tonë po presin ditën se kur do të luajnë sërish. Rikthimi te loja mund të jetë një kontribut i rëndësishëm për rikthimin në normalitet”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb