Federata spanjolle e futbollit thotë se do të ndërmarrë veprime ligjore lidhur me komentet e Jenni Hermoso për presidentin e saj Luis Rubiales.

Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi puthi sulmuesen Hermoso në buzë pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në Sydney.

Hermoso tha të premten se ajo nuk pranoi, por federata e ka vënë në dyshim versionin e saj të ngjarjeve.
“Provat janë përfundimtare”, tha ai. “Zoti President nuk ka gënjyer”.

Në një deklaratë të sindikatës së lojtarëve Futpro, që përfaqëson Hermoso, ajo citohet të ketë thënë “në asnjë rast nuk kam kërkuar të ngre presidentin” ndërsa ata janë përqafuar në podium.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) tha: “RFEF dhe zoti President do të demonstrojnë secilën nga gënjeshtrat që përhapen ose nga dikush në emër të lojtarit ose nga vetë lojtari.

“RFEF dhe Presidenti, duke pasur parasysh seriozitetin e përmbajtjes së komunikatës për shtyp nga sindikata Futpro, do të iniciojnë veprimet përkatëse ligjore”.

Federata tha gjithashtu se, nëse zgjidhen, lojtarët kanë “detyrim” të luajnë për ekipin kombëtar, pasi 81 femra thanë se nuk do të përfaqësojnë Spanjën derisa Rubiales të hiqet nga posti i tij.

Sulmuesi i Real Betis, Borja Iglesias, ka thënë gjithashtu se nuk do të luajë më për kombëtaren e meshkujve derisa Rubiales të jetë në krye.

Në deklaratën e saj, RFEF ofroi katër imazhe të përqafimit të Hermosos me Rubiales, me një analizë të secilës, që pretendon se tregon se ajo aplikoi forcën për të ngritur këmbët e Rubiales nga toka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb