Christian Eriksen kërkon të rikthehet edhe një herë protagonist në nivele të larta. Problemet shëndetësore duket se kanë kaluar për danezin dhe tani është koha për të vendosur për të ardhmen.Sipas raportimeve që vijnë nga mediet e ndryshme, mesfushori ka refuzuar Manchester United. Shkak është bërë fakti se lojtari dëshiron të qëndrojë në Londër.

Propozime tejet interesante janë ato të Brentford, skuadër me të cilën luajti në edicionin që lamë pas dhe Tottenham, me trajnerin e Spurs, Conte, që do donte shumë ta kishte në gjirin e ekipit.Ide-ja më tërheqëse duket ajo e Tottenham. Eriksen do kishte mundësinë të shfaqte veten e tij dhe duket gati edhe për konkurrencën brenda ekipit.

Yy
Yy

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb