“Përtej shakasë, ky lajm mi ka prerë këmbët dhe më ka lënë shije të hidhur”. Aleks Zanardi komenton kështu me një shpirt të jashtëzakonshëm lajmin e shtyrjes me një vit të Lojërave Olimpike të Tokios.

“Do të jetë më e vështirë për mua tani që jam gati 54-vjeç, por mos kujtoni se kam hequr dorë. Isha i kualifikuar për në Lojërat e Tokios, por tani çdo gjë është vënë në dyshim. Por nuk më bëhet vonë, unë gjithsesi do të jem gati”.

Aleks Zanardi, ish-piloti italian i Formula 1, që në vitin 2001 humbi të dyja këmbët në garën American Memorial të Formula CART. Tani është një çiklist paraolimpik në biçekletat e dorës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb