Gonzalo Higuain do të vijojë të luajë futboll profesionist. Këtë gjë ai e ka njoftuar vetë.Ditën e djeshme, babai i lojtarit, Jorge, kishte deklaruar se argjentinasi do përfundojë karrierën në fund të edicionit, me lajmin që mori dhenë, por si duket nuk do jetë kështu. Sulmuesi Higuain në një intervistë të dhënë, ka thënë  se prindi i tij është keqkuptuar.

“Babai im është keqkuptuar, nuk do të largohem nga futbolli i luajtur. Kur ta vendos, do jem unë i parë që do t’u njoftoj” – tha ai.

34 vjeçari është pjesë e Miamit. Më parë, ka luajtur për  Chelsean, Juventusin, Milanin, Napolin, River Plate dhe Real Madrid.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb