Rolando Maran do të jetë trajneri i katërt italian në krye të Shqipërisë. Por përveç nënshtetësisë, i lidh edhe diçka tjetër me trajnerët Xhani De Biazi dhe Edi Reja.
Të tre ata kanë drejtuar skuadrën e Breshias. De Biazi e ka drejtuar Breshian për 2 sezone, 2003-2005, Edi Reja në vitin 1996-1997 ndërsa Rolando Maran 2023-2025.
Madje Maran deklaroi në konferencën për shtyp ku u prezantua se ka folur me De Biazin duke e cilësuar një mik të mirë.
“Kam folur me De Biazin, përderisa është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj”, tha ai.
