Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj rezultoi pozitiv me Covid-19. Deputeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka dhënë lajmin se është infektuar.

Ndërkohë ai ka bërë me dije se ka qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit.Po ashtu ai thekson se është treguar i kujdesshëm duke respektuar protokollin e sigurisë ndërsa shton se është i sigurt se nuk ka infektuar asnjë persona tjetër.

Selmanaj prej pesë ditësh ishte i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

STATUSI I TIJ
\”Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kalojë edhe këtë sfidë!

Nga sot jam në vetëizolim!”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb