Komisioni i Ankimimeve dhe Seksioneve, është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimin e LSI, për Qarkun e Beratit.

Tanimë, është duke ndodhur hapja e 24 kutive ku do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash. Por teksa ndodhte kjo procedurë, mes përfaqësuesit të LSI dhe atij të PS ka ndodhur një debat.

Debati:


Përfaqësuesi i LSI: Kur është mbyllur valixhja në qendrën e votimit, a janë hapur në KZAZ?

Përfaqësuesi i PS: Jo.

Përfaqësuesi i LSI: Prandaj lind dyshimi ynë në lidhje me numrin e votuesve që kanë qenë në atë qendër votimi ku s’ka pasur, një raport PEI dhe valixhja qenka hapur me iniciativë të KQZ në kuadër të kryqëzimit të të dhënave që është një kërkesë e kodit.

Përfaqësuesi i PS: Mbaroi procesi i votimit, përgatitet procesverbali dhe printohet raporti e mbyllet nga pajisja PEI, këto procesverbale nënshkruhen nga anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit dhe si rregull duhet të futen tek kutia e materialeve zgjedhore.

Kryetari i KAS: Pra kemi një lapsus në disa raste?

Përfaqësuesi i LSI: Sipas pretendimit tonë është qëllimshmëri sepse ka penguar procesin e mëtejshëm të evidencave të QV përkatëse në lidhje me numrin e zgjedhësve që kanë qenë në ato QV.

Përfaqësuesi i PS: Është e drejta juaj ta keni si të doni, por kemi mijëra operatorë të trajnuar për pak ditë, që atë raport të firmosur e kanë vendosur në një kuti tjetër.

Përfaqësuesi i LSI: Është evidentuar fakti që në disa QV nuk ekziston regjistri me regjistrime, si qenka lapsus, kush ka votuar në këto Qendra Votimi?

Përfaqësuesi i PS: Të thuash nuk ekziston se nuk e gjen në një kuti po në tjetrën, kjo nuk përbën problem. Ta lëmë procesin të eci normalisht. Do të sugjeroja të mos fillojmë që në fillim të procesit të nxjerrim pretendime.

Përfaqësuesi i LSI: Ne duam sipas kërkesës, që për të gjitha qendrat të na jepet materiali nga anëtarët, të kemi kohën e nevojshme për të parë kryqëzimet me të dhënat që ne kemi.

Përfaqësuesi i PS: Konfirmohet që ndodhen të treja dokumentet. Nëse do konfirmohet kjo gjë, ju ose kërkoni origjinalin ta shikoni, por nëse mungojnë dokumentet të merren kutitë dhe të hetohen më imtësisht. Pra nëse konfirmohet nga administrata që dokumentet ndodhen në dosje, ju si KAS i shqyrtoni, ne jemi për t’i parë provat, sepse për t’i këqyrur do e bëni ju.

Përfaqësuesi i LSI: Bërja e disa fotokopjeve nuk mund të cënojë një proces. Nëse disa kopje cënojnë procesin…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb