Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në protestën e sotme kombëtare para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për korrupsionin.
Berisha gjithashtu renditi disa nga arsyet për opozita në Shqipëri nuk mund të krahasohet me atë në Hungari.
“Këtë javë, sahanlëpirës, banalistë, puthadorë të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studion e mediave të kontrolluar nga Rama me tezën e opozita shqiptar e nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë që solli rotacionin pas 16 vitesh në pushtet. Por ka një ndryshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe në Shqipëri, mafia e zezë e fjalës së lirë e cila trillon manipulon, mashtron 24 orë opinionin publik për të mbrojtur padrinon e tyre. Ata për t’ju mashtruar për t’ju dëshpëruar… Në Hungari nuk u arrestuan ndonjëherë lider të opozitës, nuk u mor vula e logo e partisë kryesore opozitare me urdhër politik. Në Hungari qeveria nuk shpërdanë 100 euro për çdo pensionist për të blerë votën, siç bëri Edi Rama në Shqipëri. Në Hungari vota nuk u kontrollua nga kartelet e drogës siç u kontrollua në Elbasan, Fier e Shkoder etj…Në Hungari qeveria nuk fali gjoba e kamata siç bëri narko-diktatori në Shqipëri… TikTok nuk u bllokua në Hungari, në Shqipëri 90 % e media kontrollohen nga Rama dhe mbjellin censurë”, tha ai.
