Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, tregoi detaje nga ky problem.

Ai tha se ndërtesa ka probleme serioze, ndërsa shtoi se ka vend për transformim, por duke ruajtur identitetin e saj.

Sakaq, 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë përpara jurisë projekt-idetë e tyre arkitekturore.

“Sot jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kmei 3 konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha janë të stardardeve më të larta ndërkombëtare, jo vetëm nga pjesëmarrjeve të arkitektëve më të njohur, por edhe për nga procedurat e ndjekura.
12 kontrata të lidhura deri tani, 7 të tjera janë në process.
Pallati i Kongreseve, ndërtesa ka probleme serioze, është nevoja p[ër transformim duke ruajtur identitetin e saj. Thirja në bashkëpunim e sipërmarrjes nënkupton zhvillimin e një objekti apo tërësi objektesh pranë Pallatit të Kongreseve. Qëllimi është që ky objekt të vijë në kohë në lidhje me strukturën e ri organizuar dhe të riangazhuar cilësisht dhe që ky pallat dhe zona të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike dhe kryeqytetit të aktiviteteve kulturore. Të mos e lëmë më një ishull pa jetë, port ë ndodhë ajo që ka ndodhur me gopën e dikurshme me stadiumin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: