KOSOVE

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “N.I.N” me Alaudin Hamitin, ku krahas karrierës profesionale ka rrëfyer edhe shumë të pathëna për jetën e tij private.

Në një nga rrëfimet e jetës, artisti nga Ferizaj tregon se ka qëndruar në burg për disa muaj.

“Në vitin 2014 kam qenë në burg për dy muaj. Kam pasur një dokument ilegal dhe natën e ditëlindjes ma kanë bërë surprise”- tregon këngëtari.

Getinjo më tej thotë se qëndrimi në burg e ka ndryshuar si person dhe se kjo nuk është një gjë e lehtë.

“Ata që janë në burg e dinë që edhe sikur në javë të qëndrosh brenda e dinë se cfarë është burgu. Nuk krenohem me këtë, por kam qenë. Isha në kufi me Ukrainën dhe Rumaninë”, deklaroi krijuesi i hitit “Tony Montana”.

Aktualisht reperi i njohur po vazhdon punën për projekte të reja dhe së shpejti pritet të sjellë një këngë në bashkëpunim me të vëllanë, Mozzik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: