TIRANE- Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi ditët e fundit ndodhen me pushime në një vend mahnitës bregdetar. Dyshja herë pas here kanë publikuar foto në rrjetet sociale dhe ditën e djeshme kanë festuar ditëlindjen e Getit.

Untitled-10

Dhe sa herë që poston foto Marina asnjherë nuk i shmang dot lajmet për veten. Vetëm pak minuta pas këtyre fotove, ku Marina është veshur si spanjolle, lajmet në portale, nisur edhe nga ngacmimet në komente, krijuan aludimet “Ka veshur apo nuk ka veshur rroba banje?”

marinaqwqw

Nga sa duket, pyetja nuk kishte përgjigje madje nuk ka nevojë as që Marina të vijojë me postimin e fotove të tjera për të treguar rrobat e banjës.

Megjithëse koplimentet dhe komentet në profilin e saj nuk ndalen, madje as pyetjet për veshjet e banjës, si përherë, Marina vendos të heshtë në të tilla raste kur “veprat” flasin vetë. Bukuroshja bionde  ka veshur bikini pasi duken rripat e lëshuar anash.

marina
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: