Një shkëndijë elektrike ditën e sotme ka sjellë djegien e kabinës elektrike në lagjen Granicë në qytetin e Gjirokastrës.

BalkanWeb ka mësuar se incidenti i ndodhur më herët ditën e sotme raportohet se ka sjellë që gjysma e qytetit jugor të mbetet pa energji elektrike.

Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë, ndërsa nuk dihet ende se sa mund të zgjasë shkëputja e energjisë elektrike në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb