GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 39 klandestinë në pikën kufitare të Kakavijës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se klandestinët janë ndaluar pasditen e sotme në lumin Drino, sapo kishin kaluar ilegalisht kufirin me Greqinë.
Mësohet se klandestinët janë nga Siria dhe Sudani dhe kishin si qëllim të mbërrinin në Malin e Zi, për të udhëtuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë policia po punon për të identifikuar personat që i kanë ndihmuar klandestinët të kalonin ilegalisht kufirin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb