GJIROKASTËR-Policia e Kakavijës ka sekuestruar ditën e sotme 46 kg kanabis e fshehur në dyshemenë e një automjeti.

Burime nga policia sqarojnë se është arrestuar drejtuesi i mjetit Ridvan Stankaj 37-vjeç. Droga u gjet në mjetin tip “Fiat” me targë AA360LR. Lënda narkotike ishte ndarë në 53 pako të mbështjella me natriban.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: