Dy pikë në tre ndeshjet e fundit, mbi të gjitha humbja kundër Skënderbeut, ishin një goditje e madhe në këto moment të sezonit, për fatin e Partizanit, as rivalët nuk bënë më mirë, përjashto këtu vetëm Tiranën, kundërshtarin e tyre të radhës. Të kuqtë mbeten në garë me kohë të plotë për titullin kampion, fundja diferenca me kreun është vetëm tre pikë por rezultatet e fundit shqetësojnë jo pak. Këto ishin ndeshje dhe rivale, Apolonia e Skënderbeu, ku kryeqytetasit duhet të kishin marrë maksimumin përpara një kalendari asfiksues që nis këtë të shtunë me derbin kundër Tiranës.

2. Derbi Vendimtar Partizani Fiton Dhe Mbetet Ne Gare, Goditje E Rende Per Tiranen
2. Derbi Vendimtar Partizani Fiton Dhe Mbetet Ne Gare, Goditje E Rende Per Tiranen

Pas derbit, Partizani përballet me Laçin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, një ndeshje teke dhe shumë e rëndësishme, drejtori Rama theksoi pas shortin se ekipi i tij do të luftojë në dy fronte. Tirana dhe Laçi janë vetëm dy pengesat e para, më pas përballen me Teutën dhe e mbyllin maloren në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Këto janë katër sfida më shumë se delikate, janë katër ndeshje që pritet të përcaktojnë fatin e Partizanit këtë sezon, jo vetëm në kampionat. Pa shkuar kaq larg, në shtëpinë e kuqe janë të vetëdijshëm se një fitore në derbi mund të rikthejë gjërat në normalitet, për këtë arsye kjo përballje tretë sezonale pritet të jetë “zjarr” për të dy ekipet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb