TIRANE-Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në ‘Facebook’ iu është bashkuar reagimeve për çështjen ‘Babalja’, ku prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për Albert Veiun dhe Fredi Alizoti. Ndërkohë për kallëzim të rremë është nën hetim edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili do të thirret nesër për të dëshmuar në Prokurori.

Në reagimin e tij Manjani ironizoi këtë fakt, duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama.

“Epo të akuzohesh për Kallëzim të Rremë pa bërë fare Kallëzim, vetëm prokuroria politike e Ed Ramës mund ta bëjë!
Turp e faqja e zezë!”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: