TIRANE- Kryetari i Bashkisë Peshkopi, Ilir Krosi deklaron se është i pafajshëm në lidhje me akuzat që ka ngritur sot në drejtim të tij Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Në bazë të këtij kallëzimi thuhet se kryebashkiaku i Peshkopisë ka abuzuar me lejet e ndërtimit duke shpërdoruar detyrën, por për Krosin këto janë akuza që thjesht duan ta njollosin.

“Jam i gatshëm të paraqitem në prokurori dhe gjykatë. Mund të vërtetoj kurdoherë pafajësinë time. Me këto akuza duan të më njollosin”, – thotë Krosi.

Në lidhje me lejet e ndërtimit për të cilat akuzohet, Krosi thotë se ka 4 vjet që bashkia e Peshkopisë nuk lëshon të tilla për shkak të mungesës një plani urbanistik.

“Ka 4 vjet që nuk lëshohen leje ndërtimi, pasi nuk kemi një plan urban, problematikat që kemi raportuar tek IKMT janë disa shtesa, dhe avlli. INUK ka qenë duke proceduar për këtë raste dhe nuk e di. Jam në mandatin e tretë, jam kandidat për mandat tjetër, kam presion pozitiv nga elektorati e pranoj këtë kërkesë, falë eksperiencës dhe përkushtimit. Por kjo me sa duket nuk i pëlqen dikujt dhe kërkojnë të na njollosin me akuza të tilla.
E pres me qetësi çdo lloj kërkesë nga çdo institcion. Jam i gatshëm të paraqitem në gjykatë, prokurori apo çdo institucion tjetër. Arrij të vërtetoj kurdoherë që jam i pafajshëm. Dhe punonjësit janë të gatshëm për të dhënë shpjegime për çdo akuzë. Më vjën keq që lufta politik po degjeneron në këtë mënyrë”, sqaroi Krosi më tej.

Sipas tij, institucioni i Bashkisë së Peshkopisë nuk ka dijeni për një proçedim të tillë.
“Surprizë, nuk kemi dijeni për një procedim të tillë, INUK ka kërkuar informacion për problematika të ndryshme, për çështje pronash, leje ndërtimore, kemi dhënë përgjigje,dhe dokumentacionin e kërkuar. Kuptohet është moment i trazuar politik, mediat po pompohen me lajme të tilla që në fund rezultojnë tullumbace”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: