Maya Gabeira, 31-vjeç, hyn në rekordet Guinnes, pasi i ka rezistuar një dallge të lartë 20.7 metra.

Bëhet fjalë për dallgën më të lartë të kaluar ndonjëherë nga një femër.

Sërfistja braziliane e ka thyer këtë rekord që në janar të këtij viti dhe videoja është realizuar në Nazare, Portugali.

Pikërisht sot, nëntë muaj më vonë, vjen konfirmimi nga Guinnes, që bëhet fjalë për dallgën më të lartë të kaluar nga një femër.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb