TIRANË

Konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, njëherësh kandidat për kreun e BKH.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm, nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Në përfundim të vendimit, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit rezultoi se z.Shkëmbi është i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.

Sipas këtij komisioni, Drejtori i Hetimit Qëndror ka deklarim të saktë të pasurisë, po ashtu edhe të formularit të pastërtisë së figurës dhe formimit profesional.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb