GREQI – Dy të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi tentonin të kalonin drogë nga Shqipëria në vendin fqinj.

Sasia më e madhe e drogës iu kapi 27-vjeçarit të parë shqiptar në aksin Kapshticë-Siatitsa. Policia e ndoqi mjetin me të cilin udhëtonte shqiptari, dhe ky i fundit për t’ju shmangur autoriteteve greke bëri manovra dhe shtoi shpejtësinë. Por gjatë përpjekjes për t’u arratisur ai u aksidentua pa pësuar lëndime. Në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 37 pako me 42 kg e 900 gram marijuanë.

Ndërkohë një tjetër shqiptar, i po të njëjtës moshë, u kap në aksin Janinë-Kozani. Edhe ky nuk i bind policië greke dhe shtoi shpejtëinë për t’iu larguar, por autoritetet fqinje arritën ta vinin në pranga më vonë. Në motorin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg e 100 gram marijuanë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: