Ish-funksionar dhe kandidat i pavarur në zgjedhje, tani aktivist, Gjergj Bojaxhi i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24 deklaroi se fakti që kandidatët e rinj në Shqipëri kanë dalë nga skena duke mbizotëruar partitë e mëdha, nuk lidhen vetëm me faktin se sa ata janë këmbëngulës.

Duke folur për shembullin e tij personal, Bojaxhiu la të kuptohet që afër tij s’ka pasur njerëzit e duhur.

“Unë u shpreha se ka nivel të lartë mosbesimi, vijnë edhe për arsye historike, por ato që na kanë bërë mirë për të mbijetuar sot s’na bëjnë mirë që të ecim përpara. Alternativat e reja? Arsyet pse dështuan janë të ndryshme. Fakti që jam në debat, një njeri që kam bërë ato që kam bërë, kam shkuar kam ngjit Everestin nuk i lë gjërat përgjysmë unë, por në politikë nuk është çështe individi, por një grupi njerëzish që duhet të bëhen bashkë.

Është e vërtetë që vetëvendosje ka shumë vite në opozitë, por ata kanë marrë vota që në fillim, merr sot 10 dhe nesër motivohesh të marrësh 15. Në fund të ditës duhet të shikojmë se sa votuesit të mbështesim. Ata janë gati të vijnë edhe në Shqipëri por s’bëjnë dot 140 veta të mbushin listat, nuk është çështje emrash. Shoqëria shqiptare ka nevojë për alternativa. Kur partitë s’kanë garë reale brenda partive, tregon që ato lindin të vdekura. Nuk kanë mundësi reale për të bërë referendume”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb