SHBA

Kryefjala e kohëve të fundit është koronavirusi. Frika ndaj COVID-19 është tek të gjithë njerëzit pa dallim feje, ideje, shtrese sociale etj. Këtë frikë e ka edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Së fundi në rrjete është bërë viral reagimi i Presidentit Donald Trump gjatë një konference për shtyp, kur një nga zyrtaret tha se ka pasur ethe.

E gjitha ndodhi kështu kur zyrtarët e lartë amerikanë po flisnin rreth masave ndaj koronavirusit dhe në një moment fjalën e mori Dr. Deborah Birx.

Koordinatorja e grupit të punës për koronavirus të Shtëpisë së Bardhë zbuloi se në fundjavë kishte pasur ethe, çka solli distancimin e menjëhershëm të Trump-it prej saj. “Të shtunën kisha ethe të shkallës së ulët”, tha Birx “Uh-oh”, reagoi Trump, duke u larguar menjëherë nga Birx.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: