Të paktën 36 persona kanë vdekur pas shembjes të premten, të një hoteli që po ndërtohej në jug të Kamboxhia, sipas një bilanci të bërë nga autoritetet, pas disa ditëve gërmime në rrënoja, në kërkim të të mbijetuarve.

Kryeministri kamboxhian Hun Sen ka thënë që 23 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e kantierit katër katësh në Kep, në jug të vendit, duke i premtuar familjarëve të viktimave dhe të plagosurve dëmshpërblim në para.

Gjatë shembjes së strukturës ka mbetur i vdekur edhe përgjegjësi i zonës ku po ndërtohej, ndërsa pronari i ndërtesës është arrestuar. Bilanci fillestar ishte me 7 të vdekur dhe shumë të humbur, mes të cilëve 30 punëtorë kishin mbetur nën rrënoja. Trupat e fundit janë rikuperuar mëngjesin e djeshëm.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb